Këtë të martë do të mbahet mbledhja e radhës e komisionit të Reformës Zgjedhore, por Garda nuk po lejon deputetët e PD-së së Rithemelimit që të futen në sallë.
Gazment Bardhi së bashku me deputetë të Rithemelimit janë futur me dhunë në sallën ku do të zhvillohet mbledhja ku pritet të dëgjohen organizatat e Shoqërisë Civile.
Lexo edhe :
Related Posts
Të njëjtin skenar, deputetët e grupit Bardhi-Berisha e përdorën edhe në mbledhjen e kaluar të komisionit në datën 26 janar duke shkaktuar që mbledhja e komisionit ku u miratua kalendari i punimeve të vijonte online.