Një shqiptar ende i paidentifikuar është arrestuar në aeroportin “El. Venizelos ” në Greqi, pasi i rrëmbente bagazhet udhëtarëve, duke përdoruar një çadër.
Sipas mediave greke, shqiptari i cili ishte i pajisur me një letërnjoftimin, me ndihmën e një çadre që mbante në dorë tërhiqte valixhe dhe bagazhe nga karrocat e udhëtarëve, e më pas zhdukej që aty.
Ai u arrestua ditën e sotme nga oficerët e policisë të Departamentit Special në Aeroport. Në orën 12:58, duke përdorur çadrën ai u përpoq të merrte një çantë nga një karrocë udhëtari, por pa rezultat. Katër minuta më vonë në 13:01 ndërsa ishte jashtë portave 1 dhe 2 policia arriti ta arrestonte. Ndërkohë që dy ditë më parë kishte rrëmbyer një valixhe të një pasagjeri që mbante 2380 dollarë, dy celularë, dokumente dhe karta.
Video e plotë:
Pas një kontroll në banesën e tij, mësohet se iu gjetën një numër çantash dhe sendesh të vjedhura, një shumë prej 3500 eurosh, 2200 dollarë amerikanë, 140 pesos meksikanë, një letërnjoftim të rremë grek dhe faturat e dërgimit të shumave të mëdha parash te një i afërm në Spanjë .