Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

VIDEO/ “Më mungon babi”, shqiptari në lot pas tmerrit që kaloi i biri. “Le Iene”: Si ia dërgoi gruaja djalin në Siri

10:30 / October 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 44
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni investigativ italian “Le Iene” ka trajtuar në programin  e mbrëmjes një histori tronditëse të një familjeje shqiptare.

Bëhet fjalë për një  fëmijë shqiptar, i cili u dërgua nga Italia në Siri nga nëna e tij, kur ajo iu bashkua ISIS, ndërsa ai u gjet i gjallë në një kamp në Siri dhe babai i tij arriti ta takonte falë përpjekjeve të stafit të emisionit.

Vogëlushi Alvin, ka lindur në Itali, por është me nënshtetësi shqiptare dhe pa një përfaqësues diplomatik nga Tirana zyrtare ai nuk mund të lë kampin për t’u bashkuar me babain e tij.

“Pse erdhëm këtu? Kishim një mision, të gjenim Alvin, fëmija i lindur në Itali 11 vite më parë dhe u mor nga nëna e tij një ditë të bukur iu bashkua ISIS. Që nga ajo ditë, babai i tij Berisha nuk ka mundur dot ta takojë dhe e sheh vetëm në foto në albumin që mban në duar dhe me lot në sy.Familja shqiptare me çiftin dhe 3 fëmijë jetonin në Itali një jetë normale por diçka ndodhi me gruan. Me siguri njohu dikë që e bindi dhe iku nga aeroporti i Bergamos me djalin e saj Alvin që ishte 6 vjeç. Një ditë ai mori një letër që thuhej se ishte nga i biri ku i thoshte se i mungonte dhe madje i kërkonte qe ta kthente serish në shtëpi”-thekson gazetari italian.

Çifti shqiptar ka 3 fëmijë, Alvin 6 vjeç e dy vajza më të rritura. Ata jetonin në Itali prej vitit 1995. Hetimet e autoriteteve policore duke ndjekur lokalizimin e telefonit celular të Valbona Berishës po tentojnë të zbardhin rrugëtimin e saj deri në Siri. Nga aeroporti i Bergamos ajo ka udhëtuar drejt Stambollit e më pas ka mbërritur në Siri.

Prej 5 vitesh babai Afrim Berisha nuk reshti duke kërkuar djalin e tij, prej të cilit ka marrë vetëm një letër në të cilën djali i shkruante se e kishte marrë malli dhe donte të kthehej pranë babait. Gazetarët e emisionit investigativ italian kanë mundësuar pak ditë më parë udhëtimin e babait shqiptar në kampin “Al-Hol” të Sirisë, aty ku mbahen të burgosur rreth 70 mijë persona, 90% e të cilëve janë gra e fëmijë.

Ky kamp ka qenë objekt i sulmeve nga ana e Turqisë, e cila ka nisur prej ditësh ofensivën ushtarake në verilindje të Sirisë. Gjithsesi, ka pasur përpjekje të shumta nga SHBA për të frenuar ofensivën ushtarake turke, ndërsa mediat dhe vetë Presidenti i SHBA, Donalt Trump tha dje se është arritur një marrëveshje armëpushimi.

NDIQ VIDEON KËTU

alvin Le Iene
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.