Meritoni dhe Liami janë përfshirë në një debat të fortë brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”. Sherri, i cili u bë i ashpër dhe përfshiu edhe sharje të rënda, la banorët e tjerë dhe shikuesit në pritje të reagimit nga stafi i programit.
Meritoni u dëgjua duke ngritur zërin dhe iu afrua Liamit duke i kërkuar të iki. Situata u përshkallëzua aq shumë saqë Meritoni gjatë një momenti të debatit hyri në tualet dhe shprehu inat e tij me fjalë të rënda ndaj familjes së Liamit.
Nga ana tjetër, Liami u përpoq të ruante qetësinë dhe i bëri thirrje Meritonit të qetësohej. Përpjekjet e tij për të ulur tensionet nuk u duk se patën ndonjë efekt të menjëhershëm, pasi Meritoni vazhdonte të shprehte zemërimin e tij me fjalë të forta dhe të përsërisë kërkesën e tij për të mos e parë Liamin.
Mbetet e paqartë nëse do të merren masa ndaj Meritonit, i cili edhe pse është një nga figurat kryesore të sezonit, tashmë mund të përballet me rregullat e shtëpisë për sjelljen e tij.