Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

VIDEO / Milani shpërbën Juven dhe e zhyt në telashe, bardhezinjtë larg Champions

22:42 / May 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
184994604 10223921185164865 2481395773369852758 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Milani i ka dhënë një shuplakë të rëndë shpresave të Juventusit për të përfunduar mes katër ekipeve më të mira në Serie A, pasi ka mundur bardhezinjtë në fushën e tyre, duke i lënë në vendin e 5-të në klasifikim.

Në një ndeshje të të luftuar në pjesën e parë, por pa shumë raste, momenti kyç i sfidës ishte në minutën e parë shtesë. Pas një harkimi në zonë, Shçzesnji doli në mënyrë të gabuar dhe i dorëzoi topin Brahim Diaz i cili me një gjuajtje të bukur në kufijtë e zonës, dërgoi sferën në rrjetë.

Reagimi i Juventusit ishte i dobët, pasi skuadra e Pirlos ishte e paqartë në manovrën e saj dhe dha sinjalet e kapitullimit kur për Milanin u akordua një penallti. Por Kesi këtë radhë gaboi nga pika e bardhë, me Shçzesnjin i cili grushtoi gjuajtjen e dobët të tij, duke mbajtur Juven në lojë. Megjithatë, rastet para portës së Donarumës munguan pasi Milani mbrohej me rregull e nuk la hapësira për Morata e Ronaldon, tërësisht në hije në këtë duel.

Minutat e fundit e kthyen sfidën në makth për Juventusin. Fillimisht Rebiç me një gjuajtje të fortë dyfishoi rezultatin për Milanin e më pas Tomori, në zhvillimin e një goditje dënimi, çoi rezultatin në 3-0, që dekretoi edhe disfatën e rëndë të Juventusit. Kështu, Milani iu bashkua Atalantës me pikë në vendin e dytë, ndërsa bardhezinjtë tani e shohin vetën 1 pikë pas Napolit të vendit të katërt.

Juventus-Milan 0-3
45’+1′ Brahim Diaz, 78′ Rebiç, 82′ Tomori

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.