Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Ministrja Spiropali vizitë në komunën e Tetovës: Një qendër dinamike arsimore dhe kulturore

17:00 / December 23, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bbd85c33 3261 4a58 b0dd d33558bb9908
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut vizitoi komunën e Tetovës. Spiropali u prit fillimisht nga kryetari i komunës Bilall Kasami. Në fokus të takimit ishte zhvillimi lokal, sfidat e qytetit dhe rolin që Tetova luan sot si një qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon.

Më tej, Spiropali dhe zyrtarët lokalë ndoqën performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës. “Një gjeneratë e re ruan me pasion vlerat, traditat dhe trashëgiminë që e bëjnë këtë qytet kaq të gjallë, krenar dhe frymëzues për të mirën e përbashkët”, theksoi Spiropali nga shkolla e mesme mjekësore.

Kryediplomatja shprehu emocione nga performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës, aty ku, siç theksoi ajo, një gjeneratë e re ruan me pasion vlerat, traditat dhe trashëgiminë. Spiropali zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministrin Hristijan Mickosk dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit fqinj.

Elisa Spiropali Tetovë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.