Kjo video e filmuar tregon momentet e fundit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, trupi i të cilit u gjet i vrarë dhe i mbuluar me zhavorr në Qafë Mollë pas Malit të Dajtit më 6 nëntor 2021.
Pamjet janë marrë në kodrat e Liqenit artificial dhe thuhet se bëhet fjalë për datën 21 tetor 2021, pikërisht një ditë pas largimit të 43-vjeçarit nga banesa në Paskuqan.
Në pamjet filmike duket Ruzhdi Hoxha që në një moment merr telefonin për të folur. Ai është i veshur me një xhup pa mangë, e njëjta që gjeti policia e shtetit në zonën e Qafë Mollës.
Postime te ngjashme
Add A Comment
