Policia e Shtetit publikon pamjet e arrestimit të Gjergj Cukalit, autorit të dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali në janar të këtij viti.
Policia e Tiranës, pas një pune të mirëorgranizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur në datën 30.01.2019, ku në rrugën “Isuf Banka”, në Tiranë, mbeti i vrarë 50-vjeçari A.B. Bazuar mbi provat e grumbulluara Policia e Tiranës organizoi operacionin duke e finalizuar me vënien në pranga të autorit të dyshuar GJ.C. 40 vjeç.
Lexo edhe- Kush është ‘i forti’ i “Myslym Shyrit”, i arrestuar për vrasjen e ish-policit
Në pamjet e publikuara nga policia autori i dyshuar është arrestuar në një rrugë të Tiranës nga forcat Shqiponja, dhe është shoqëruar ne ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës.
