Momente dramatike nga Bejruti ku një shpërthim i fuqishëm në port shkaktoi një katastrofë të vërtetë. Pamje të shumta nga rrugët e shtëpitë e kryeqytetit libane po qarkullojnë në të gjithë botën ku tregohet tronditja e madhe që ka shkaktuar shpërthimi.
Një prift ka qenë duke mbajtur meshën e tij në një prej kishave të Bejrutit, dhe në kamera është fiksuar momenti i shpërthimit ku gjithçka rrëzohet në tokë. Në rrjetet sociale bëhet e ditur se prifti është mirë.
