Admir Tutaj, 25 vjeç u arrestua dy ditë më parë (23 gusht) në Kolumbi. I riu shqiptar akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafik armësh.
Mediet e huaja bëjnë me dije se Tutaj përdorte pseudonimin “Almirante” për tu fshehur dhe konsiderohet si anëtar i “Klanit Ballkanik”.
“Ai ishte në kërkim nga Interpol pasi akuzohej për trafik armësh dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, në të cilën kishte rolin e drejtimit të logjistikës dhe transportit të armëve në tregun e zi. Armët përdoreshin nga mafiozët shqiptarë”, theksojnë mediet e huaja.
