Ky është momenti kur trupa gjykuese e Apelit dha vendimin për vulën e Partisë Demokratike.
Pas leximit të vendimit nga togat e zeza, siç dallohet edhe nga pamjet, të parët që u larguan nga salla janë përfaqësuesit ligjorë të grupit të Enkelejd Alibeajt.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi ligjor i grupit të Berishës, Oerd Bylykbashi, shihet duke folur në telefon.
Gjykata vendosi që të rikthejë në Shkallën e Parë çështjen për vulën e PD-së, duke pranuar ankimin e Enkelejd Alibeajt, i cili zhbën vendimin e gjyqtarit, Agron Zhukri, që mandatoi Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD-së.