Kryeministri Rama ka publikaur pamjet nga transformimi i Myzeqesë teksa shkruan se nuk e pranon dot kur thuhet se nuk është bërë gjë për fshatin.
Rama shton se duhet më shumë punë si dhe ka një koment për gjendjen e Myzeqesë vite më parë.
Postimi i Ramës:
“I dëgjoj, i lexoj, i mirëkuptoj ankesat për rrugët e fshatrave, por një gjë ama s’e pranoj dot: Kur thonë s’keni bërë asgjë për fshatin🤭
JO! Kemi bërë dhe jo pak madje (EDHE PSE DUHET ME SHUME AKOMA PADYSHIM). Dhe ky është një shembull nga Myzeqeja (O Zot kur e kujtoj si ishte ajo zonë para 6 vjetësh🥴) ku kemi ndërhyrë në shumicën e akseve të zonës bujqësore😊”