Protestat në veriun e Kosovës shpesh kanë qenë të dhunshme, kjo duke shkaktuar edhe krizën e radhës ndërkombëtare mes dy shteteve dhe shtimin e numri të forcave të KFOR-it në Kosovë, për të garantuar sigurinë.
Në një video të publikuar në portalin “Kosovo Online”, një faqe lajmesh në gjuhën serbe, shfaqet një moment argëtues mes protestuesve serbë dhe ushtarëve amerikanë të KFOR-it në Leposaviç.
Si pjesë e “lojërave sportive të punëtorëve”, një ngjarje e përvitshme në këtë zonë, ushtarët amerikanë dhe serbët kanë zhvilluar një garë me tërheqje litari, të fituar nga ushtarët amerikanë me rezultatin 2-1.
