Nëse jo më herët, me siguri të gjithë jeni njohur gjatë karantinës me “kafshën shtëpiake” të Rudina Dembacajt, miun e quajtur Shkëlqim.
Çimi, siç aktorja e thërret më së shumti në videot e saj, është bërë personazh kryesor në llogarinë e Rudinës, e cila e përkëdhel dhe e ledhaton si një fëmijë të vogël.
Mirëpo pas Çimit, Rudina dhe partneri i saj Mark Frroku kanë vendosur të marrin edhe një pjesëtar të ri.
Në familjen e tyre është bashkuar një qenushe në ngjyrë të zezë, të cilës aktorja i ka vendosur emrin më qesharak për një qen, Gjyste.
Mesa duket, fiksimi i Rudinës është t’i vendosë kafshëve emra njerëzish dhe ndjekësit shkrihen së qeshuri nga idetë e saj të çmendura.
Aktorja ka ndarë foto e video të Gjystes, të cilën e ka mirëpritur plot dashuri në shtëpi.
“Gjystja gocë zeshkane.”- shkruan Rudina krahas postimeve të anëtarit më të ri të shtëpisë së saj.