Mbrëmjen e djeshme, stilisti i njohur shqiptar Valdrin Sahiti organizoi sfilatën më të madhe të modës në Prishtinë, ku morën pjesë personazhe publike nga Kosova e Shqipëria.
Mes shumë të ftuarëve në këtë event ishin edhe aktori, Donald Veshaj dhe moderatorja, Bora Zemani. Mesa duket, raporti i tyre është përmirësuar pasi dyshja u panë mbrëmë duke qëndruar krah njëri-tjetrit në një klub nate në Prishtinë.
Donaldi u pyet se a do ta takoj apo flas me Borën pasi që edhe ajo do të jetë pjesë e këtij eventi. E që në një përgjigje për emisionin “#gjesi” në T7 u shpreh: “Këto pyetje i bëjmë më vonë”.
