Një i ri duket se është “çmendur” dhe ecën me shpejtësi skëterrë nëpër rrugët e Prishtinës. Në një video e cila po qarkullon nxë rrjetet sociale në Kosovë, tregohet i riu i cili nuk di të ndalet. Ai ndodhet në makinë me dy vajza të tjera me origjinë nga Shqipëria, të cilat i kërkojnë me ngulm të ecë më ngadalë, por i riu nuk bincet.
Edhe pse vajzat i përmendin mundësinë e ndonjë radari në rrugë, të riut si bën përshtypje duke i dhënë akoma më shumë gaz mjetit të tij në zonë të banuar, ku kap shpejtësinë 240 km/h.
Këto ishin momente tmerri për 2 vajzat të cilat panë t’ju kalonte jeta para syve. Për fat të mirë atyre nuk u ndodhi asnjë gjë fizikisht, megjithatë shpresojmë që ky rast t’ju bëhet një mësim për t’u menduar më shumë herës tjetër para se të hipin kudo.
I cmendur. pic.twitter.com/nk20ARnYwY
— Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë (@VrojtuesitPR) March 6, 2022
