Mbrëmjen e djeshme, komediani Dave Chappelle u sulmua në skenë në Hollywood Bowl. Sipas “Hollywood Reporter”, disa pjesëmarrës që ndoqën shfaqjen postuan video të incidentit në rrjetet sociale, ku shihet teksa një burrë përpiqet të godasë komedianin në skenë.
“Ishte një burrë trans”, deklaroi me shaka ai, duke iu referuar polemikave për disa batuta nga ana e tij që janë interpretuar si transfobike. Chappelle po performonte në “Is A Joke Fest’, një festival komedie në Los Angeles i organizuar nga gjigandi i transmetimit Netflix.
Nuk përjashtohet mundësia që sulmi ndaj Chappelle të ringjallë shqetësimet për anëtarët e audiencës që nxitojnë në skenë dhe sulmojnë humoristët. Çështja u theksua pasi Will Smith goditi Chris Rock në Oscar muajin e kaluar. Incidenti bëri bujë në botë dhe aktori nuk u përjashtua për 10 vjet nga Oscar.
Dave Chappelle just got attacked on stage
— Hoodville (@Hoodville_) May 4, 2022
pic.twitter.com/E4gAfmkPgQ
