Reperi i preferuar i të rinjve Noizy, në një koncert në Firenze të Italisë, është hedhur nga skena gjysmë i zhveshur, për t’u argëtuar me fansat e tij.
Videoja tregon momentin kur reperi hidhet në publik ndërkohë që këndon dhe vallëzon bashkë me ta.
“Hidhu mes turmës si njeri i çmendur”, ka shkruar Noizy, krahas videos.
Veç kësaj, në këtë video Noizy mori komente të shumta, duke e përgëzuar për artistin që është dhe energjinë pozitive që e përcjell tek audienca. Disa ditë më parë Noizy lancoi projektin e ri muzikor “Colpo Grosso” në bashkëpunim me Snik, Capo Plaza dhe Gue Pequeno.
https://www.instagram.com/p/B30qCZ4JxII/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix
