Një shofere ka bërë një veprim heroik, veprim që jo kushdo e bën, duke përplasur një makinë tjetër e cila kaloi me të kuqe semaforin dhe mund të përplaste për vdekje kalimtarët.
Stacioni i policisë në Phoenix ka publikuar pamjet rrëqethëse të aksidentit që ka ndodhur më 14 tetor.
“27-vjeçarja me makinën e saj bllokoi rrugën me qëllim që makina që po vinte nga kahu i kundër mos t’i godiste këmbësorët, që sigurisht mund të aksidentoheshin për vdekje”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në Facebook, duke e cilësuar këtë grua si një heroinë.
