Shqipëria ka padyshim mjaft artistë të mirë, të cilët bëhen burim frymëzimi edhe për artistë të huaj. Një rast i tillë vjen së fundmi nga disa këngëtarë serbë, të cilët kanë kopjuar një nga hitet shqiptare të verës së kaluar të titulluar “Dale”, e cila këndohet nga Kida, Butrint Imeri dhe Ledri Vula.
Kjo këngë e tyre shumë e bukur dhe me ritme verore arriti një sukses të jashtëzakonshëm, ndërsa sot që flasim numëron më shumë se 100 milionë klikime në “Youtube”.
Ndërkohë, edhe këngëtarët serbë duket se e kanë dashuruar aq shumë këtë projekt sa që kanë kopjuar prej saj. Si ç’dallohet në këngën e tyre, vija melodike e këngëtarëve serbë Torino, Pashata dhe Kamelia duket se është shumë e ngjashme me atë të artistëve nga Kosova.
Megjithatë, ata duket se i kanë përvetësuar të drejtat autoriale të kësaj kënge pa patur asnjë dakordësi ose marrëveshje zyrtare me artistët shqiptare dhe kjo gjë kuptohet nga informacionet që ata kanë shënuar poshtë videos, ku mungon ky detaj i rëndësishëm.
