Një pacient kinez ka parë vdekjen me sy, ndërsa ishte shtruar në spital. Ndërsa ishte në dhomë një kamion iu fut brenda, dhe vetëm fati e shpëtoi. Në videon e publikuar më poshtë shfaq momentin kur një pacient që qëndron i shtrirë dhe bisedon me një të afërm për pak sa nuk shtypet për vdekje nga kamioni.
Pacientët që ishin brenda për një sekondë u mbuluan nga copëzat e betonit dhe tullave, por ishte stafi i spitalit reagoi me kohë për t’i nxjerrë nga rrënojat. Për fat të mirë pacienti ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore.