Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Pamjet shokuese nga vrasja e tifozit të AEK-ut! I gjakosur fshihet pas frigoriferit

16:59 / August 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grek 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Greqi, ku një tifoz i skuadrës së AEK-ut u vra, pas një përleshjeje të dhunshme me ultrasit e Dinamo Zagrebit, në prag të ndeshjes mes dy skuadrave.

Michalis Katsouri humbi jetën pasi u godit me thikë nga disa tifozë kroatë në orët e vona të së hënës kur tifozët e Dinamo Zagrebit nisën përleshjen e dhunshme. Mediat greke kanë publikuar momentet e fundit të të riut, i cili shihet i gjakosur, në përpjekkje për t’u shpëtuar kroatëve.

Në videon e parë, Michalis shihet duke vrapuar drejt një dyqani në rrugët Smyrni dhe Fokon i veshur me një këmishë blu, pantallona të shkurtra, kapuç dhe doreza ndërsa mbante stemën e ekipit të zemrës në dorën e majtë. 29-vjeçari hyn i gjakosur dhe ulet pas ftohësit të akullores, ndërsa pronarët e dyqanit e shikojnë të habitur.

Më pas një grua dhe një burr aty pranë i japin Michalis, i cili nuk mund të mbajë as kokën lart, një letër për t’u fshirë, ndërsa gjakderdhja vazhdon.

Në një moment, një person arrin në dyqan dhe përpiqet të ndihmojë Michalis Katsouris teksa ai është ende i ulur pas frigoriferit të dyqanit. Ky person duket se po përpiqet t’i japë ujë 29-vjeçarit, ndërsa në të njëjtën kohë përpiqet të informojë dikë për situatën dramatike që po ndodh përballë tij.

Në videon e radhës, Mikalisi shihet duke tentuar të ngrihet në këmbë por mesa duket e kanë lënë forcat dhe për këtë arsye bie sërish në tokë, në vendin ku gjeti strehë nga sulmi i huliganëve.

Sipas konkluzioneve të mbërritura gjatë hetimeve nga autoritetet, në minutat në vijim Mihalis ka humbur edhe më shumë forcën nga gjakderdhja që i shkaktoi goditjen fatale në arterien brachiale dhe humbet jetën.

Michalis Katsouri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026

Ish Presidenti kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias

15:59 / September 1, 2026

S’ka vjeshtë? Ekspertët italianë paralajmërojnë rikthimin e “kupolës së nxehtësisë” në shtator

15:51 / September 1, 2026

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.