Kombëtarja e Izraelit është detyruar të dalë nga autobusi i skuadrës në autostradë pas një alarmi që morën nga autoritetet për një sulm të mundshëm.
Ekipi i Izraelit do të luajë të dielën ndaj Kosovës në kuadër të eliminatoreve të Euro 2024 në “Fadil Vokrri”. Rrugës për në aeroportin e Tel Aviv, ekipi kombëtar i tyre ka hasur probleme. Ata kanë marrë një alarm për sulm me bombë apo me raketa, duke bërë që të detyrohen të dalin të gjithë nga mjeti i transportit dhe të fshihen në një vend paksa më të sigurt.