Policia ka arrestuar një 48-vjeçar mbrëmjen e sotme, pasi akuzohet se ka përdhunuar të bijën.
Arrestimi tij erdhi pas denoncimit që e bija bëri mbrëmjen e sotme, ku rrëfeu tmerrin e përjetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Kurbin bënë arrestimin e shtetasit Sh.I., 48 vjeç, banues në Kurbin
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet të ketë konsumuar vepren penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal
Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin