mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e ka nisur me këngë dhe pikërisht me këngën “Përpara”, e cila është kënga e fushatës për këto zgjedhje lokale. Kreu i qeverisë teksa ka treguar edhe kilipin e këngës, shkruan se asnjë problem nuk zgjidhet duke u kthyer mbrapa.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë këngë që po ngjit kudo si me magji, duke ekzaltuar buzëqeshjen e kujtdo që do të shkojë vetëm përpara, sepse asnjë problem nuk zgjidhet duke u kthyer mbrapa, aq më tepër tek ata që nuk zgjidhin dot më as problemet e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
