Burri i një gazetareje u shfaq gabimisht gjatë një segmenti lajmesh, duke u kthyer në lajmin e ditës. Tashmë që të gjithë po punojnë nga shtëpia, është normale të ndodhin disa incidente. Edhe pse një incident i tillë, mund të ishte shmangur fare thjeshtë. Melinda Meza, një gazetare në Kaliforni, po bënte një rubrikë sesi mund të priten flokët në kushte shtëpie, tashmë që të gjitha parukeritë janë mbyllur.
Ajo po filmonte veten në pasqyrën e tualetit, por pa vënë re se pas saj po ndodhte diçka më interesante sesa prerja e flokëve. Bashkëshorti i saj ishte duke bërë dush dhe e gjithë skena u trasmetuar në TV. Momenti i cili fillimisht kaloi pa u vënë re nga spikerat në studio, më pas u kthye në viral.
Njerëzit në rrjete sociale, kanë shkruajtur: Përse duhet të bësh një trasmetim në TV në të njejtën dhomë ku është dhe burri? Melinda u konsiderua e guximshme për prerjen e saj të flokëve, por guximtari më i madh i asaj familjeje duket që qënka bashkëshorti.
Një reporter tjetër që punonte nga shtëpia kishte një incident më pak viral, teksa macja e tij vazhdonte të kërkonte vëmendje teksa ai ishte në trasmetim. Jeff Lyon po jepte parashikimin e motit, kur macja Betty vendosi që duhej të bëhej pjesë e televizionit.