Shumë vende të botës po aplikojnë masën të forta për të mbyllur njerëzit në shtëpi për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, një grup policësh të trafikut në Andorra kanë menduar një formë të pazakontë për të argëtuar fëmijët.
Gjatë patrullimit nëpër rrugët e qytetit Escaldes-Engordanya, policët vendosën që të vallëzojnë nën tingujt e këngës për fëmijë “Baby Shark”, e cila pëlqehet shumë.
Me këtë veprim ata donin të falënderonin fëmijët që po qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpi dhe prindërit e tyre për durimin që po e tregojnë në këto kohë të vështira.