Në punën e policisë kërkohen që të bëhet edhe heroizma. Më së miri këtë e tregoi edhe rasti dje në Tiranë kur ndërhyrja e menjëhershme e një prej punonjësve të Policisë Bashkiake bëri të mundur shuarjen e flakëve në një automjet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Falë reagimit të shpejtë, jo vetëm incidenti kaloi pa të lënduar, por edhe flakët nuk arritën që të djegin të gjithë automjetin, çka bëri që dhe qarkullimi I automjeteve të mos bllokohej në një segment me qarkullim tepër të madh.
Postime te ngjashme
Add A Comment