Një video e një incidenti të ndodhur në vitin 2021 është bërë virale në rrjet, ku një efektiv shihet teksa hipën mbi një makinë në lëvizje, në përpjekje për të ndaluar një të kërkuar.
Ngjarja ka ndodhur në Kontenë Keroll (Carroll) në Ajoua (Iowa) SHBA, në vitin 2021. Video u publikua nga policia lokale në gjyqin kundër shoferit të makinës, i cili u dënua me 5 vite burg për atë që bëri.
Dy efektivët kishin ndaluar mjetin dhe po i komunikonin pasagjerit, të identifikuar si Dennis Guider Junior, që ndaj tij ishte lëshuar një mandat arresti. Në atë moment ai shtyn shoferin jashtë makinës dhe merr kontrollin. Efektivi, i identifikuar si Patrick McCarty, ngjiten mbi kofano dhe i drejton pistoletën në përpjekje për ta ndaluar, por Guider i jep gaz.
