Teksa studentët e UTB-së, vijojnë marshimin e tyre drejt qendrës së Tiranës, policia e kryeqytetit ka ndërhyrë për zhvendosjen e tyre nga rruga. Madje një polic dëgjohet teksa iu drejtohet studentëve, duke iu lutur që të largohen nga rruga, pasi bllokojnë rrugën e Durrësit.
Ndërkohë, studentët i janë kundërpërgjigjur:
“Protestojmë paqësisht. Hapni rrugën”, thirrën në kor të rinjtë.
