TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Përlotet Chiara Ferragni, Fedez i bën dedikim mes koncertit

23:59 / June 29, 2022

Zbulohet shkaku i shtrimit në spital të Travis Barker, ja nga cila sëmundje vuan ai

23:46 / June 29, 2022

Në lidhje me Mozzik? Kiara Tito reagon sërish: Më thonin si ia bëre këtë Loredanës

23:39 / June 29, 2022

Shtëpia e Bardhë prezanton planin për vaksinim kundër lisë së majmunit

23:31 / June 29, 2022

Një tjetër bashkëpunim me Albërije Hadërgjonajn? Ja çfarë paralajmëroi Beatrix Ramosaj

23:26 / June 29, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

Video/ Policia pezullon 78 leje drejtimi, monitorimi me makinat inteligjente dhe radarë fiksojnë shpejtësi deri në 218 km/h

17:21 / May 21, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Policia ka publikuar bilancin e shkeljeve rrugore pas monitorimit të qarkullimit të automjeteve në të gjithë vendin.

Pas kontrolleve të kryera me makinat inteligjente dhe radarët automatikë, në Rrugën e Kombit dhe në aksin Milot-Rubik-Milot janë pezulluar 78 leje drejtimi.

Gjithashtu janë evidentuar 369 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar, të cilët u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 4000 deri në 10.000 lekë të rinj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Makina inteligjente dhe radarët automatikë, në monitorim të qarkullimit në Rrugën e Kombit dhe në aksin rrugor Milot-Rubik, i cilësuar si aks me risk për përfshirje në ngjarje rrugore.

Shpejtësi të papranueshme në Rrugën e Kombit, deri në 218 km/h, në kohën kur fluksi i lëvizjes së automjeteve ishte akoma i lartë.

Ndërsa në aksin Milot-Rubik e anasjelltas, në orët e mbrëmjes janë konstatuar shpejtësi nga 118 km/h deri në 164 km/h, në një aks pa ndriçim, në të cilin po kryhen punime nga enti pronar i rrugëve.

Si rezultat i skanimit të automjeteve me makinën inteligjente dhe radarët automatikë, në Rrugën e Kombit dhe në aksin Milot-Rubik-Milot:

٠janë pezulluar 78 leje drejtimi të drejtuesve të automjeteve që qarkullonin me shpejtësi nga 142 km/h deri në 218 km/h në Rrugën e Kombit, ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h; janë pezulluar 17 leje drejtimi të drejtuesve të automjeteve që qarkullonin me shpejtësi nga 118 km/h deri në 164 km/h në aksin Milot-Rubik, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h;

٠janë evidentuar 369 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar, të cilët u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 4000 deri në 10.000 lekë të rinj;

٠janë evidentuar 59 drejtues automjetesh në shkelje të dyfishtë – krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtuesit përdornin edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit;

٠janë evidentuar 53 drejtues të tjerë mjetesh në shkelje të dyfishtë – krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtuesit nuk kishin vendosur as rripin e sigurimit;

٠janë evidentuar 81 drejtues mjetesh në shkelje të trefishtë – krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtuesit përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe nuk kishin vendosur as rripin e sigurimit.

Janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, 16 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara në kthesa me rrezikshmëri për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë ditës së sotme, makina inteligjente është zhvendosur në një tjetër qark të vendit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ia ‘inauguruan’ me tritol/ Si u sulmua hoteli i Muratit dhe një vit më parë ?

23:18 / June 29, 2022

Sociologu: Duhen mbështetur gratë për abortin. Nënkryetarja e Bashkisë: Ça borxhi kam unë…?

23:12 / June 29, 2022

Eksploziv hotelit në Sarandë për herë të dytë, zbulohet kush është pronari 

23:01 / June 29, 2022

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, informacionet e para për ngjarjen

22:57 / June 29, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Ia ‘inauguruan’ me tritol/ Si u sulmua hoteli i Muratit dhe një vit më parë ?

23:18 / June 29, 2022

Sociologu: Duhen mbështetur gratë për abortin. Nënkryetarja e Bashkisë: Ça borxhi kam unë…?

23:12 / June 29, 2022

Eksploziv hotelit në Sarandë për herë të dytë, zbulohet kush është pronari 

23:01 / June 29, 2022

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, informacionet e para për ngjarjen

22:57 / June 29, 2022
Te fundit

Përlotet Chiara Ferragni, Fedez i bën dedikim mes koncertit

23:59 / June 29, 2022

Zbulohet shkaku i shtrimit në spital të Travis Barker, ja nga cila sëmundje vuan ai

23:46 / June 29, 2022

Në lidhje me Mozzik? Kiara Tito reagon sërish: Më thonin si ia bëre këtë Loredanës

23:39 / June 29, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.