Policia e shtetit ka publikuar pamjet e aksionit të RENEA-s për arrestimin e Ardian Çapjas në shtëpinë e tij në Elbasan.
53-vjeçari akuzohet për vrasjen babë e birë, Naim e Gentian Beqiri, ngjarje e ndodhur kjo në vitin 2012 në Elbasan.
Arrestimi i Ardian Çapjas dhe shpallja në kërkim e një tjetri u bë nga policia, pas rrëfimit të një të penduari të drejtësisë. Mësohet se i penduari i drejtësisë është Ervis Bardhi. Ky i fundit ka folur për një takiim me Çapjat në Krrabë, e pas kësaj, është kryer vrasja e dyfishtë.
