Protestuesit në Poloni kanë sulmuar me bojë të kuqe ambasadori rus ndërsa ky i fundit ishte duke nderuar ushtarët e Bashkimit Sovjetik të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një numër i madh protestuesish e kanë rrethuar Sergej Andrejevin dhe i drejtoheshin atij me thirrjen ‘fashistë’. Kjo gjë ndodh pas 10 javësh lufte barbare në Ukrainë.
Shumë prej tyre mbanin flamuj të Ukrainës për të treguar mbështetjen e tyre për vendin e shkatërruar nga lufta. Ndërkohë për këtë ditë të rëndësishme presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi se “e keqja ka rilindur 77 vjet pasi nazistët u mundën në Evropë”.
Më 9 maj, rusët shënojnë Ditën e Fitores, apo ditën e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Gjatë ditës së sotme, presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur fjalimin e tij në Sheshin e Kuq të Moskës. Në përmbledhje të asaj që ai tha, Putini pretendoi se operacioni ushtarak në Ukrainë ishte i detyrueshëm dhe akuzoi NATO-n se e ka kërcënuar duke u shtirë shumë pranë kufijve të saj.
🇵🇱 Посла РФ в Польше Сергея Андреева, пришедшего с цветами на кладбище советских воинов, облили красной краской pic.twitter.com/OPGMThsvB1
— Рустем Адагамов (@adagamov) May 9, 2022
