Pas suksesit të “2 gisht mjaltë”, Ermal Mamaqi është gati për të thyer një tjetër rekord me filmin “I love Tropoja”. Filmi pritet të pushtojë kinematë në 2020 dhe vjen me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh si Ermal Mamaqi, Arjola Demiri, Mariana Kondi, Bruno Shllaku, Behar Mera, Pranvera Veizi, Bujar Asqeriu, Jul Deda, Irgen Çela e shumë të tjerë.
Ditën e sotme Ermali ka publikuar trailerin e shumëpritur, nga i cili kuptojmë se ky film do jetë super komik, me skena aksion, skena të nxehta dhe gjithçka tjetër që mezi po presim t’i zbulojmë kur “I love Tropoja” të dalë në kinema.
https://www.instagram.com/p/B50kc1mhiHr/