Vladimir Putin dhe presidenti i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko, janë takuar sot në Moskë.
Nga pamjet e takimit dypalësh, të shpërndara nga këshilltari i ministrisë ukrainase të Punëve të Brendshme, Anton Geraschchenko, shihet Putin, të cilit i dridhen këmbët.
Prej se filloi pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt 2022, spekulime të shumta kanë qarkulluar në mediet e huaja lidhur me gjendjen shëndetësore të liderit rus.
Video të shumta gjithashtu kanë dalë gjatë gjithë kësaj që e tregonin presidentin rus jo në gjendje të mirë.