Pas shumë akuzash ndaj saj, Loredana nuk ndalet dhe ka publikuar klipin e saj më të ri, që vjen në gjuhën gjermane dhe quhet “Jetzt rufst du an”.
Reperja shfaqet mjaft elegante me disa paraqitje të ndryshme në klip, të cilat i kishim parë edhe më herët në fotot e publikuara në Instagram!
Por surpriza e klipit është vetë Mozzik! Reperi shfaqet si figurant në klip për të mbështetur partneren e tij ndërsa nuk mungojnë edhe disa skena të papara!
Mozzik njihet për lëvizjet e veçanta të kërcimit dhe ato nuk munguan as në klipin e Loredanës, e cila duket teksa qesh me lot!
