Pamjet që shihni në videon më poshtë i përkasin momenteve kur në Levan të Fierit shpërndahen ndihmat për banorët në nevojë.
Por siç shihet, në asnjë moment nuk respektohen rregullat dhe masat me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Qytetarët qëndrojnë në radhë pranë njëri -tjetrit he të mbledhur grumbull afër një furgoni policie, ku një person me listë dhe me maskë thëret emrin për pakon e ndihmës.
Pamjet i ka publikuar në Facebook ish kryeministri Sali Berisha i cili shkruan: “Kjo eshte ndihma qe jep narkopolicia ne luften kunder covid19!Video eshte bere ne Levan, Fier! Krim!sb”
