Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Rama: Akademia e Futbollit Dyrrah City, ndër komplekset sportive më të mëdha në rajon

15:40 / April 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 04 21 at 3.11.02 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantierin ku po ndërtohet një prej komplekseve sportive më të mëdha në vend dhe rajon, Akademia e Futbollit Dyrrah City. Rama tha se ky kompleks po ndërtohet sipas metodologjisë së akademisë elitë Manchester City Football School.

Kreu i qeverisë tha se është një mundësi e artë për të rinjtë e talentuar, por edhe për futbollistët profesionistë të cilët tashmë do të mund të stërviten dhe të promovohen përmes saj, në botën e madhe të futbollit.

Kompleksi i ri do të jetë i organizuar në tetë fusha futbolli, dy basketbolli, palestra, qendër fizioterapie, rezidencë për sportistët dhe park rekreativ. Do të ketë një parkim të dedikuar për kompleksin, dy objekte kryesore në funksion të sporteve, shtatë fusha, katër me bar sintetik dhe tre me bar natyral dhe fusha kryesore me ministadium ku do mbahen eventet sportive, si edhe dy fusha basketbolli.

Ndërtimi i këtij kompleksi sportiv është parashikuar që të përfundojë pas 48 muajve, por Rama u shpreh se kjo mund të përfundojë deri shtatorin e vitit të ardhshëm, pasi përpos fushave sportive, godina është klasike, por pa kompleksitet në detaje.

”Ne duam të futemi në Champions League, 48 muaj janë për dy vjet, por për një vit do e bëni nëse punoni intensivisht. Në momentin që bëhen fushat, godina nuk është e komplikuar, është shumë klas, por është e thjeshtë. Fushat marrin gjashtë muaj, godina gjashtë muaj dhe dy muaj arredimi, shtatorin e ardhshëm inagurohet kjo”, tha Rama.

Akademia e Futbollit Dyrrah City Manchester City Football School Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.