Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, ku ka inspektuar shkollën “Neim Babameto”. Gjatë inspektimit, Rama është takaur me disa nxënës të cilët i ka gjetur në një boprdura afër shkollës.
Si gjithmonë kreu i qeverisë ka bërë batuta me fëmijët dhe u ka premtuar se do u bëj shkollën më të bukur seç e kishin.
“Ti nuk je për shkollë më dukesh, më duket se je rehat tek bordura këtu”, i tha Rama njërit prej nxënësve dhe më tej iu drejtua një tjetri: Hajde këtu hajde, pse e mban kapuçin? Do të dukesh si rrepist?
Ndërkohë më tej ka vijuar bisedën më një fëmijë, duke e pyetur se nga është dhe ku e ka shtëpinë dhe nëse i është dëmtuar apo jo.
Rama: Shtëpinë, ku e ke?
Nxënësi: Atje (dhe tregon vendin me kokë).
Rama: Është dëmtuar?
Nxënësi: Jo.
Rama: Epo shyqyr. Të keqen e flokëve, si i paske flokët me dy kate.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/984427705271183/
