Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur nga Valiasi, ku thotë se po ngrihet nga themelet kompleksi arsimor “Demokracia”.
“MIRËMËNGJES dhe nga Valiasi, ku po ngrihet nga themelet kompleksi arsimor “Demokracia”, me çerdhen, kopshtin dhe shkollën 9-vjeçare, me një kapacitet prej afro 1000 fëmijësh, që i bashkohet zinxhirit të 26 objekteve shembullore arsimore të ndërtuara pas tërmetit në Kamëz, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
