Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

VIDEO/ Rama inspektim në Kamzë, Suli: Në parqe do mbjellim speca dhe domate sipas porosisë që më ke dhënë

12:55 / July 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 55
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj ishin sot në Kamzë për të parë përfundimin e punimeve për ndërtesat që do t’u jepen banorëve që janë prekur nga tërmeti.

Gjatë vizitës ata u shoqëruan edhe nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, i cili krahas prezantimit të punës që është bërë, i tha Ramës që kishin mbjellë edhe domate e speca në tokën përreth bllokut të pallateve, “ashtu siç e kishte lënë porosi kryeministri”.

“Këto shtëpi janë nga 3+1. Siç kemi ndërtuar këtu nuk është ndërtuar as në Tiranë. Te kopështi siç na e ke lënë porosi kemi filluar të mbjellim domate, speca. Kamzën e kam kthyer në një model për infrastrukturën arsimore dhe nuk do të ketë problem me shkollat për 50 vjet”, tha Suli, ndërkohë që Rama dukej se kishte veshur një bluze me logon e Partisë Socialiste dhe shoqërohej nga vetëm një badigarde.

Në këtë zonë janë ndërtuar gjithsej 270 apartamente për qytetarët që u preken nga tërmeti.  “Pas përfundimit të bllokut të parë prej 112 apartamentesh të reja, kanë përfunduar dhe janë gati për të pritur banorët edhe 12 pallate me 158 apartamente të tjera. Mbyllet këtu përfundimisht puna për banesat e lagjes së re të Valiasit, ku janë 270 apartamente dhe ku do të ndërtohet edhe parku më i madh sportiv i një zone urbane të qarkut Tiranë”, shkruan Rama në Facebook.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me deputetin Erion Braçe

12:41 / October 2, 2026

Rama thirrje investitorëve të huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

11:31 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.