Kryeministri Edi Rama, është i ftuar nderi i Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Alijev për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit. Rama thotë edhe se është gati studimi i gazifikimit të zonës së Korçës, si hap i parë i programit të shtrirjes së gazit për konsum të përgjithshëm në Shqipëri, ashtu si edhe është drejt përfundimit studimi i tubit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës. Në fjalën e tij, Rama tha se Shqipëria mbështetet 100% në energjinë e ripërtëritshme.
”Korridori jugor përcakton një format unik të bashkëpunimit ndërkombëtare. Kjo përvojë e re do të shtrihet masivisht në shumë fusha të tjera dhe vërtetë kjo rrugë e re e mëndafshtë e energjisë, është shndërruar në një urë bashkëpunimi intensiv, me një format, i cili vetëm shton dëshirën dhe mundësitë që ofron. Sot, ky format është shndërruar në një urë, ku pjesë e re përbërëse është bërë edhe dimensioni i energjisë së gjelbër.
Sot jemi dëshmitarë se korridori jugor i gazit ka ndryshuar shumë jetë. Teksa Evropa po mbledh furnizimet me gaz të lëng, korridori jugor do të mbetet një nga burimet e pakta konkurruese dhe të sigurta. Në agjendën e gjelbër, gazi i Azerbajxhanit janë thelbësor për të ardhmen e përbashkët. Të orientojmë investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtëritshme. Sot, Shqipëria mbështetet 100% në energjinë e ripërtëritshme. Për ne, investimet në energjinë e ripërtëritshme janë thelbësore.
Nisja e dialogjeve për hidrogjenin është shumë e rëndësishme, përmirëson vlerëson e kësaj nisme vizionare. Përqafimi i hidrogjenit të gjelbër çel mundësi të reja ekonomike, nxit inovacionin dhe e bën korridorin një nismë largpamëse”.









