Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Rama në Kavajë: Transformuam qytetin, e nxorëm nga plehrat e harresës ku ishte zhytur

18:10 / May 6, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Screenshot 2025 05 06 174255
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u ndal këtë pasdite në Kavajë, ku tha se qyteti është transformuar dhe ka dalë nga plehrat e harresës ku ishte zhytur.

Në prezantimin e arritjeve kryesore për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE, Rama tha se “siç e kam thënë edhe më parë, ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne s’kanë ku gjejnë ata që kërkojnë, ndërkohë që ju që jeni këtu, jeni këtu se s’ka më të mirë se ju”.

”Ky bulevard nuk ekzistonte kur ne morëm detyrën, ky qytet ekzistonte, por nuk ishte ky qytet që është sot dhe këtë mund ta dëshmojë çdo qytetar i Kavajës, pavarësisht bindjeve.

Nuk besoj se dikush sado inat të na ketë ose të më ketë mua, mos të na japë këtë hak që Kavajën ne e nxorëm nga plehrat e harresës dhe të një përçmimi që i vinte jo nga ne, që nuk na kishte votuar kurrë Kavaja por i vinte nga ata që Kavaja u kishte dhënë mbështetje pa kushte për gati çerekshekulli.

Sot nuk ka në Kavajë një vend, një ndryshim që e bën këtë qytet shumë më tërheqës, më mesdhetar, më europian siç është gjithë ky territor që nuk ka vulën e mbështetjes time dhe të PS-së për Kavajën”, tha Rama.

Kavaje PS Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Arlind Qori: Te votat për kandidatët mund të jetë bërë kërdia. Rinumërimi të bëhet nga njerëz apolitikë

22:01 / June 12, 2025

Sula: PD po kacafyt kandidatët në listat e hapura për rezultatet e 11 majit, për të bërë pis fitoren e tyre

21:43 / June 12, 2025

Balluku takime në Patos dhe Roskovec: Bashkë me deputetët në turin e falënderimeve. Mirënjohje

20:49 / June 12, 2025

Liderët samit për Ballkanin, zbardhet letra e presidentit të Këshillit Europian

20:39 / June 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.