Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Rama në Lezhë: Pa gruan unë jam si ndërtim pa leje, kemi në lista 71 zonja për deputete

17:03 / April 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 04 18 162351
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim me gratë dhe vajzat e qarkut Lezhë. Ai theksoi se 11 maji më shumë se zgjedhje për qeverisjen e vendit në 4 vitet e ardhshme, dhe se është një moment vendimtar për realizimin e ëndrrës dhjetëra-vjeçare të shqiptarëve, anëtarësimin në BE. Me batuta tha se pa gruan ai vetë është si “ndërtim pa leje”.

”E kemi nisur me diku te 10-12% gra dhe vajza në këshillat bashkiakë dhe zgjedhje pas zgjedhjesh, arritëm 50% gra dhe vajza në këshillat bashkiakë. Prej disa vitesh e kemi qeverinë e Shqipërisë në pesëshen e parë të Kombeve të Bashkuara për praninë e grave në nivelin më të lartë drejtues të vendit. Në tabelën e Forumit Ekonomik Botëror, Shqipëria është vendi 23 për nivelin e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në jetën publike”,-tha Rama.

Po ashtu Rama shtoi se skuadra e këtij viti e PS-së ka në përbërje të saj 71 gra, ndërkohë që në listën e mbyllur 52% janë gra. ”Të gjitha këto janë rezultat i një procesi, përpjekje dhe këmbëngulje të madhe dhe tani janë rezultat edhe i bindjes se gratë dhe vajzat janë vlerë e shtuar. PS sot ka mbështetjen e 56% të grave dhe vajzave të Shqipërisë, pra shkon përtej mbështetjes të përgjithshme. Llogaria është shumë e thjesht, ne kemi 56% të grave në gjithë Shqipërinë, kemi votuesit e parë shumicë, na duhet vetëm gjysma e burrave dhe fitojmë, jemi në rregull”.

Rama nuk la pa përgjigje dhe komentet për batutën e tij lidhur me burrat gjatë takimit të djeshëm me gratë dhe vajzat e qarkut Dibër. “Janë mërzitur që si i thotë Rama më shumë se gjysmës së burrave çyryk. Unë nuk e di, mund të jenë më shumë se gjysma, por unë them se aq janë, se sikur mos të ishim gjysma e burrave e çyryk këtë vend, e dini ku do të ishte Shqipëria sot?

Se burrat e kanë pasur në dorë për një kohë shumë të gjatë dhe më thoni ju mua tani, a është normal një burrë që shkon dhe hidhet në kënetë me kokë? Kush nuk e pranon që është çyryk, duhet thjesht dhe vetëm të deklarojë që nuk është më me kënetën por me BE-në. Në momentin që thotë “jam me BE-në” dhe jo me kënetën, merr certifikatën që është normal”,-tha Rama.

11 maj Lezhe Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.