Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Rama në studion e skulptores Llambrini Dëna: Folklori e historia, në objekte të denja në Beratin e UNESCO-s

15:07 / May 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 05 01 at 2.38.44 PM scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në qytetin e Beratit studioja e skulptores Llambrini Dëna është e tejmbushur me krijime me motive shqiptare, të derdhura në qeramikë e terakotë. Kryeministri Edi Rama vizitoi nga afër studion e skulptores beratase. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se gjithçka artizanale që bëhen në këtë studio, e bëjnë të denjë për t’iu servirur turistëve të shumtë që vijnë në Beratin e UNESCO-s.

”Një vizitë e bukur në studion artizanale të skulptores Llambrini Dëna, e cila ndër vite ka krijuar një punishte dhe galeri të vërtetë arti ku punohet në qeramikë, zaje, dru e materiale të tjera, ku gdhenden portrete, peizazhe, legjenda dhe elementë të shumtë nga folklori e historia shqiptare, gjithçka artizanale e denjë për t’iu servirur turistëve të shumtë që vijnë në Beratin e UNESCO-s”, tha Rama. Kreu i qeverisë dhe skulptorja Dëna biseduan mbi mënyrën se si ajo krijon punimet e saj, të cilat zbukurojnë shtëpitë e qytetarëve beratase, por edhe të turistëve që vizitojnë këtë qytet.

”Në studio pak më parë erdhën disa turiste izraelite, të cilat e pëlqejnë artin dhe ishin kureshtare mbi punimet e krijuara, si dhe për traditat shqiptare”, tha Dëna. Llambrini Dëna ka hapur edhe një sërë ekspozitash virtuale të punimeve të saj. Mjaft interesante janë edhe punimet në terakotë të artistes, ku motivet popullore vijnë të përshtatura në kohë. Portrete medituese, statura të brishta e ngjyra të ngrohta që të afrojnë butësisht me tradicionalen.

Berat PS Rama unesco
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.