Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të mërkure e ka nisur me një video të projektit për Spitalin e Kardiokirurgjisë.
Rama ka bërë me dije se do të jenë 4 salla operacioni me infrastukturë moderne dhe pajisje të teknologjisë së lartë. Po ashtu do të ketë terapi intensive me standarde bashkëkohore ndërsa sipërfaqja e ndërtimit do të jetë 4203 metra katror.
“MIRËMËNGJES dhe me projektin që do të nisë shumë shpejt për Spitalin e Kardiokirurgjisë, i cili do t’i shtohet zinxhirit të shërbimeve të rilindura shëndetësore të QSUT, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
