Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Rama për mandatin e katërt: Ndërtojmë rrugën Berat-Skrapar, shtohet vlera e tokave dhe pasurive

17:17 / April 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 8 17
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PS-së, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në mandatin e  katërt për Skraparin qeveria do të bëjë, ku premtoi edhe rrugën Berat-Skrapar. Në fjalën e tij në takimin elektoral me qytetarët e Skraparit, Rama tha se ky nuk është premtim është pjesë e programit. ”E di që ka kaluar kohë, por shpresoj dhe besoj në mirëkuptimin tuaj që u desh ca durim nga ana juaj, por ama me mandatin e katërt ka ardhur edhe koha e rrugës Berat-Skrapar, e cila ne synojmë ta bëjë lidhjen që sot është e vështirë”,-tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek zhvillimi i turizmit në Skrapar. ”Jam i bindur që me të gjitha zhvillimet e turizmit dhe me gjithë potencial që ka Skrapari që me fillimin e punës për rrugën e re menjëherë do të shtohen vlerat e tokave e pasurive këtu dhe menjëherë dhe shumë nga ata që kanë ikur, por janë shumë të lidhur”, tha Rama duke shtuar se skraparllinjtë lidhjen me rrënjët këtu e kanë shumë të fortë.

”Paketa e maleve që e ne kemi miratuar në Parlament, një program i ri për mbështetjen e fshatit e atyre që duan të investojnë në shtëpinë e të parëve në tokat e të parëve është një program që i shkon më së miri kësaj zone. Prandaj me ndihmën e Ervin Demos, që tanimë do ta keni edhe deputetin tuaj në Parlament, me ndihmën e kryetarit të bashkisë Adritatik Mema, ne do të organizohemi që të bëjmë të mundur që ata të cilët duan të përfshihen në këtë program të kenë mundësi të informohen e të përfshihen”, tha Rama.

Berat PS Rama skrapar zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.