Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VIDEO/ Rama: Sipërmarrësit agropërpunues çdo ditë rrisin standardin e produkteve vendase

10:17 / June 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të enjte, mesazhe kushtuar sigurisë ushqimore. Në videon e publikuar nga kryeministri në Facebook, janë shembuj konkret nga prodhues, grumbullues, por edhe qytetarë, të cilët nënvizojnë rëndësinë e konsumit të produkteve vendase, si produkte më cilësore dhe më sigurta.

“Mesazhe nga prodhuesit dhe përpunuesit të cilët janë në fokus të politikave tona mbështetëse në bujqësi dhe që punojnë çdo ditë duke rritur standardin e produkteve shqiptare e sigurinë ushqimore për ne dhe tregjet e huaja”, shkruan Rama.

Olsi Amanaj, kultivues i luleshtrydheve thekson vëmendjen që i kushton sigurisë ushqimore. “Unë quhem Olsi Amanaj, fermer që kultivoj luleshtrydhe. Të mbjellat e mija kanë nevojë për mbrojtje ndaj dëmtuesve. Nëse më duhet të marrë një pesticidë, marrë parasysh se këto luleshtrydhe do të konsumohen edhe nga familjarët e mi. Konsumtaroët e që marrin lule janë familja ime”, tha ai. Valbona Tozaj, drejtuese e një pike grumbullimi në Lushnjë thekson se puna që realizohet në pikën e saj të grumbullimit është intensive dhe në fokus është cilësia dhe siguria për konsumatorin.

“Është një punë që ka përgjegjësi të madhe. Mua më jep kënaqësi kur u jap konsumatorëve produkte të freskëta sikur ti kisha për veten time”, vijon Tozaj. Dorian Denaj, teknolog, u shpreh se përpunimi i qumështit është një proces që ofron garanci për konsumatorin. “Qumështi është dhuratë e natyrës, jemi krenarë për përkujdesjen që i kushtojmë qumështit tonë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ushqyerjes së bagëtisë, pastrimit, kontrollit dhe kontrollit të dyfishtë që konsumatorët të ngelen të kënaqur me produktin tonë”, tha ai.

Ndërkohë, Goni, tregtar i mishit, bënë të ditur se kujdeset që produkti të mos e humbi cilësinë nga ferma tek tryeza. “Kam dyqan mishi në Pezë të Tiranës. Punojmë fort çdo ditë që mishi që shes të jetë i sigurtë, cilësor, e i kontrolluar nga të gjitha hallkat. Nga ferma deri në tavolinë. Bashkë për sigurinë ushqimore”,-tha Goni.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënprefekti Hasan Pasha prezanton librin “Qëndrestarët”, një histori 35-vjeçare e socialistëve të Matit

11:38 / October 25, 2026

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.