Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur me ecurinë e punimeve të Unazës së Madhe në Tiranë.
Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se puna po vijon me ritme të shpejta në të gjitha segmentet. Përbri, kreu i qeverisë ka publikuar edhe një video ku duken punëtorë duke vijuar me punimet në zonë.
“MIRËMËNGJES dhe me Unazën e Madhe të Tiranës, ku puna po vijon me ritme të shpejta në të gjitha segmentet e saj, ju uroj një ditë të mbarë”,-shrkuan Rama.
