Milot Rashica është rikthyer të bëjë protagonistin.
Mesfushori-sulmues i përfaqësueses së Kosovës ka realizuar një gol fantastik për ekipin e tij, Werder Bremen.
Lojtari që provoi edhe shijen e fanellës së kombëtares shqiptare zhbllokoi shifrat përballë Borussia Dortmund. Kur po kronometrohej minuta e 8-të, Rashica heshti “Signal Iduna Park”.
Pasi kontrolloi një top të Klaassen, Rashica goditi fluturimthi, duke mposhtur Burki. Ky ishte goli i parë në kampionat për të, nga dy që ka shënuar në këtë sezon.